Turizmi lufton për mbijetesën - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Turizmi është pikpyetja më e madhe që shoqëron këtë sezon veror, në kushtet kur shoqëria është ende nën kthetrat e koronavirusit. E teksa vendet e rajonit kanë marrë masa për ta hapur këtë industri brenda muajit, operatoret e fushës në Shqipëri apelojnë që qeveria duhet të reagojë më shpejt, në drejtim të protokollit që duhet zbatuar.Operatorët e Vlorës thonë se çmimet këtë sezon do të jenë reth 40% më të lira. Por një hallkë e rëndësishme e këtij sektori është edhe industria e jahteve, që për bizneset e fushës, Shqipëria ka ndër procedurat më burokratike.Lehtësimi nga taksat dhe dokumentacioni do t?i jepte turizmit i cili është përfshirë nga pesimizimi një stimul më shumë.Sipas një draft protokolli të hartuar, çadrat në plazh parashikohet të jenë 3.5 metra larg, ndërsa pushuesit duhet të rrinë 3 metra distancë mes njëri tjetrit. Nga ana tjëtër, çdo person që hyn në hotel do t?i matet tempreatura, këto dhe disa masa të tjera mbrotjëse pritet të hyjnë në fuqi në 23 qershor kohe kur përfundon dhe situata e emergjencës.
Recommended