Pedrazzi: Kriza me pasoja komplekse, turizmi ne faze kritike - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Moratoriumi I kredive duket se ka prekur një numër të madh individësh dhe biznesh të cilët kanë pezulluar pagesat e kredive për tre muaj. Duke ju referuar të dhënave nga banka e shqipërisë janë rreth 20 mijë klientë të cilët kanë ndaluar pageset e kësteve të kredive nga muaji mars deri në maj. Por cili është efekti financiar I këij moraturimi për sistemin bankar? Kreu I shoqatës ë bankave Silvio Pedrazzi në një intervist për vision Plus thotë se efekti arrin në mbi 1 mld euro,ndërsa janë miratuar mbi 90 % e aplikimeve. Vendimi i Bankës së Shqipërisë ishte i mirpritur. Në mendimin tim do të ketë shtyrje të mëtejshme të këtij afati, disa nga nga bankat e kanë ofruar zgjatjen përtej muajit maj. Vendimet do të merren në bazë të situatës individuale të klientëve. Ne si sistem bankar kemi reaguar shpejt dhe mirë ndaj kësaj situate. Na duhej kohë të mblidhnim aplikimet. Me sa di unë janë miratuar afro 99% e kërkesave. Nuk kemi të dhëna të sakta, pasi situata është dinamike, çdo ditë marrim aplikime të reja, por deri më tani sistemi bankar ka një efekt prej mbi 1 miliardë euro nga ky moratorium . Aplikimet më të mëdha i përkasin individëve, ndërsa bizneset mbajnë peshën kryesore në këtë efekt. Paralelisht me këtë situatë, kredia me garanci sovrane për të paguar pagat për tre muaj duket se nuk po ngjall interesim të lartë për bizneisn. Instrumenti është pozitiv. Tani që kompanitë kanë instrumentin, bankat janë në proces, për të miratuar kërkesat, por bizneset para se të marin vendim për të marrë një borxh të ri, ata mendojnë për prespektivën. Dhe kjo është pikëpyetja e këtij procesi. Nëse një biznes mendon se do të vijojë punën në një mënyrë apo në një tjetër ai do të jetë i gatshëm të marrë kredi të re, por kjo kërkon analiza personale nga ana e sipërmarrjeve ndaj dhe ne duhet të jemi vigjilentë, sidomos në këtë situatë të vështirë, duhet të jemi të sigurt për atë që do të ofrojmë sepse lufta nuk po mbaron. Bankieri Pedrazzi apelon se në këtë situatë të vështirë qeveria duhet të mendojë seriozisht për sektorin e tuzimit, I cili jep një kontribut të rëndësishëm, në ekonomi dhe mbi të ghitha është në një konkurrencë të fortë nga vendet përrreth. Mendoj se turizmi është në fazë kritike. Sektori konkurohet nga fqinjët, të cilët kanë marrë masa për të mbështetur industrinë. Ky sektor duhet të ketë një mbështetje të veçantë nga qeveria për të mbrojtur të ardhmen e tij. Shumë investime janë në proces, si në infrastrukturë në hotele në rezidenca. Situata mbetet vërtet kritike, sepse njerëzit do të udhëtojnë më pak , ne duhet të levizim shpejt dhe duhet të shohim të ardhmen e sektorit. Një pikë tjetër e fortë e ekonomisë shqiptare është eksporti i produkteve të tekstileve dhe këpucëve, pra industria fason. Ky aktiviteti është goditur ndjeshëm ndaj kërkon më shumë vëmendje. Kryeminsitri ka thënë se do të ketë një paketë të tretë mbështjejte, e cila do të jetë v...
Recommended