Situata në Fushë-Krujë kritike, prishen çadrat - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Banorët e fshatit Mazhë në Fushë Krujë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, prej ditësh po përballen me temperaturat e ulëta të këtyre ditëve të ftohta te dimrit.Kushtet e jetesës për këta banorë janë vështirësuar akoma më shumë. Ata u kërkojnë autoriteteve që tu vinë në ndihmë pasi nuk mund të vijojnë të qëndrojnë në këtë situatë.Si familjet e Fshatit Mazhe në Zonën e Bubqit ka dhe shumë të tjera të cilat i kalojnë ditet dhe netet e ftohta ne cadra.Situata paraqitet problematike edhe në zonat rurale të Bashkisë Kurbin. Banorët e këtyre zonave kërkojnë nga autoritetet nisjen e punimeve për rindërtimin e banesave të tyre pasi një pjesë e çadrave ku ata janë sistemuar janë prishur nga era e fortë.Nga ana tjetër problematike mbetet edhe situata e banorëve të cilët përpara tërmetit jetonin me qera dhe tashme kane ngelur të pastrehë pasi banesat u dëmtuan nga tërmeti.
Recommended