Fushë Krujë, furrat sfidojnë shtetin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas aksionit të inspektorëve të ministrisë së Mjedisit dhe Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, për mbylljen e furrave të gëlqeres në zonën mes Krujës dhe Fushë Krujës, mjaft prej pronarëve të këtyre aktiviteteve të paligjshme vazhdojnë të sfidojnë shtetin. Këto janë pamjet e filmuara sot paradite në fshatin Halil, në dalje të Fushë Krujës, ku siç mund të shihet tymi i djegies së gomave, vazhdon të dalë nga të paktën 10 furra të ndryshme të gëlqeres. Fshatarët në këtë zonë, duket se kanë pritur sa të largohen inspektorët dhe qysh në mëngjes herët kanë rindezur furrat e gëlqeres. Në zonën ndërmjet Krujës dhe Fushë Krujës kryejnë aktivitetin e pakontrolluar 109 furra gëlqereje, ndërkohë që në këto minibiznese janë punësuar rreth 200 persona të kësaj zone. Një ditë më parë, filloi aksioni për mbylljen e këtyre minibizneseve, ndërsa ky veprim hasi edhe në kundërshtimin e pronarëve të tyre.

Recommended