Klosi: Turizmi rajonal, risi - News, Lajme - Vizion Plus
  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonse sezoni turistik veror është mbyllur, minsitria e Turizmit, po përgatiet për vitin e ardhmëm por duke ballafaquar sfidat e këtij vsezoni. Sipas Blendi Klosit këtë vit për shkak të pandemise njohu zhvilli turizmi Rajonal, që mund të quhet edhe risi. BLENDI KLOSI MINISTER I TURIZMIT DHE MJEDISIT?Ne do të duhet të falenderojmë jashtë mase pushuesit e ardhur nga vendet tona si Kosova dhe Maqedonia e veriut, pjesa shqiptare, por risia e këtij viti ishte që kishim pushues, të cilët erdhën në masë të madhe edhe nga Maqedonia e Veriut, pra shtetas maqedonas serb, Boshnjak edhe nga Bullgaria nga Mali I Zi. Pra një turizëm I ri të cilin ne do të duhet ta kultivojmë edhe të jemi shumë të gatshëm ta promovojmë. Gjatë gjithë gushtit dhe fillimit të shtatorit ishte e vështirë të gjeje qoftë edhe një dhomë bosh, apo një situatë me vende të prenotuara në hotelet e bregut shqiptarë?Nga Spillea ministri i turizmit në një takim me opertore turstik thksoi rendesine e menaxhimit te vijes bregdetare. BLENDI KLOSI MINISTER I TURIZMITVija bregdetare do të duhet të jetë vija prioritare në menaxhimin e dhënies së lejeve dhe realizmin e planeve urbanistike, të cilat sic e ka dhe Spilleja në fakt, një nga problematikat që ka të bëjë me rrugën hyrëse dhe rrugën dalëse . Pra, me infrastrukturën e madhe dhe pastaj për të krijuar një fazë të dytë të zhvillimit pasi kërkesat janë të shumta në bërjen e hotelerisë, kërkesat janë të shumta për ngritjen e resorteve me kapacitete të konsiderueshme, por ne duhet të punojmë shumë më shpejt me ngritjen e infrastrukturës urbane të vijës së plazhit.Për t?ju përgjigjur rritjes se numrit te turistike Klosi u shpreh se duhet të shtohen kapacitete pritëse.
Recommended