Brnabic-Metës: Mos provokoni, Kosova pengon bashkëpunimin rajonal - Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministrja serbe i është pergjigjur presidentit Ilir Meta qe beri thirrje ne samitin e Bosnjes per njohjen e Kosoves.Ana Brnabic duke iu drejtuar kreut te shtetit shqiptar, u shpreh se procesi i bashkëpunimit në Evropën Juglindore nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe se nuk ka vend për provokime të tilla.ANA BRNABIC KRYEMINISTRE E SERBISEUnë propozoj që për hir të stabilitetit rajonal dhe të bashkëpunimit, si dhe respektit për njëri-tjetrin të mos përdorim asnjë provokim si ato të përdorura nga presidenti shqiptar meta.Shefja e qeverisë serbe shtoi se Kosova po e pengon bashkëpunimin rajonal me vendimet që ka ndërmarrë muajt e fundit. ANA BRNABI? KRYEMINISTRE E SERBISEEdhe mua më vjen keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme në Prishtinë nuk janë këtu me ne, por kjo nuk tregon asgjë më shumë se si Prishtina aktualisht e shikon bashkëpunimin rajonal. Ky është vetëm hapi i fundit në serinë e hapave që Prishtina ka përdorur që nga nëntori i vitit të kaluar, gjë që na bën të qartë se sa Prishtina ka interes për bashkëpunimin rajonal.Në samitin, i cili po mbahet në Jahorinë te Bosnjes, marrin pjesë anëtarët e presidencës së BeH-së presidenti turk Recep Tayyip Erdo?an, presidenti malazez Milo Gjukanoviç, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.Ne takim jane edhe kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryeministri bullgar Bojko Borisov, përfaqësues të Kroacisë, Rumanisë, Greqisë, Moldavisë dhe Sllovenisë.
Recommended