Treg i përbashkët rajonal - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës Ilir Meta apelon bashkëpunim mes vendeve të rajonit, me qëllim rritjen ekonomike. Procesi i globalizimit, sipas kreut të shtetit, dikton nevojën për bashkëpunim më të ngushtë dhe krijimin e një zone të përbashkët ekonomike.



?Krijimit të një tregu të përbashkët rajonal në sektorin energjetik duke ndihmuar në konsolidimin e këtij sektori, diversifikimin e burimeve të tij dhe duke garantuar dhe përforcuar sigurinë energjetike të rajonit. Hartimit sa më parë të ?një pakete të përbashkët? projektesh strategjike për të gjithë rajonin.?



Integrimi europian i rajonit, tha Meta nuk mund të jetë i veçantë. Problematikat e vendeve duhet të gjejnë zgjidhje.



?Rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian nuk mund të jetë kurrsesi një proces i mëvetëm dhe i shkëputur nga rrugëtimi i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, ndaj nevojitet koordinim i plotë institucional edhe në raport me politikat e zhvillimit.?



Në forumin për zhvillimet ekonomike rajonale, presidenti Meta tha se pavarësisht reformave të ndërmarra në më shumë se dy dekada, produktiviteti në ekonomitë tona vazhdon të mbetet relativisht i ulët.
Recommended