NATO shton presionin për “emrin” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev mesa duket nuk do të zhvillojë një takim me liderin e partisë më të madhe opozitare VMRO-DMNE-së Hristjan Mickovski.Opozita kundërshton ndryshimet kushtetuese për marrëveshjen e Prespës, duke bërë të qartë se e vetmja mënyrë për daljen nga kriza pas referendumit, do të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.Mungesa e numrave për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në bazë të marrëveshjes me Greqinë, pengon anëtarësimin e vendit në NATO.Në një intervistë për Alsat, sekretari i përgjithshëm i NATO Jens Stotenberg, ka ritheksuar sërish se nuk ka anëtarësim në NATO për Maqedoninë pa zbatimin e plotë të marrëveshjes me Greqinë.?Ajo që mund të them është se nëse marrëveshja e emrit me Greqinë zbatohet plotësisht, atëherë ne jemi të gatshëm tju pranojmë si shteti I 30 anëtar i NATOS. Në do të jemi në gjendje ta nënshkruajmë protokollin e pranimit në fillim të vitit të ardhshëm, dhe me pas do të keni mundësi të merrni pjesë në takimet e NATO-s.Është e rëndësishme të theksoj se nuk ka asnjë mënyrë tjetër alternative për t?u bashkuar me NATO-n, përveç zbatimit të marrëveshjes së emrit.Stoltenberg thekson se janë ligjvënësit ata të cilët do të marrin vendimin përfundimtar dhe jo NATO.?Vetëm parlamenti në Shkup mund te marrë vendimin përfundimtar. NATO nuk mund të imponojë apo detyrojë parlamentin në Shkup të marrë vendime konkrete. Unë besoj fuqimisht se do të jetë një përparësi e madhe për vendin që të bëhet anëtare e plotfuqishme. Ajo siguron stabilitet, siguri, vendosshmëri, te cilat janë të rëndësishme për prosperitetin ekonomik.?Në fund, Stoltenberg i bën apel liderëve politik që të punojmë së bashku në mënyrë konstruktive për ta përmbushur këtë mundësi historike, që sipas tij vjen vetëm një herë në jetë.Faktori ndërkombëtar pret që Kuvendi i Maqedonisë të miratojë ndryshimet kushtetueseDeputetja nga grupi i socialdemokratëve evropianë, Tanja Fajon, shprehet se është e kënaqur me referendumin, ndaj dhe tashmë e ka radhën kuvendi për miratimin e amendamenteve kushtetuese. Ministri për Punë të Jashtme i Luksemburgut, Zhan Aselborn paralajmëroi se nëse Marrëveshja me Greqinë nuk votohet në Kuvend, Maqedonia shkon drejt izolimitZëvendëskryetari i grupit parlamentar të partisë në pushtet CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Johan David Vadelul, tha se qytetarët votuan bindshëm në referendum për emrin e ri ?Maqedonia veriore?, dhe se opozita nuk mund ta bllokojë perspektivën e Maqedonisë për anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Europian.
Recommended