SHBA-BE shtojnë presionin: Mbyllni reformën zgjedhore - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Osbe kanë shtuar presionin ndaj aktorëve politikë për miratimin e reformës zgjedhore.Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi, me të cilin ka biseduar rreth dy çështjeve; miratimin e reformës zgjedhore deri të dielën dhe vazhdimin e zbatimit të reformës në drejtësi.Për këtë të fundit ambasadorja amerikane zhvilloi një takim edhe me kryetarin e komisionit të ligjeve Ulsi Manja, komision ku raportojnë institucionet e reformës në drejtësi dhe ku kalojnë ndryshimet e mundshme të ligjeve të saj.Pjese e axhendës së ambasadores amerikane janë edhe takimet me 4 negociatorët e reformës zgjedhore; ajo ka takuar me herët negociatorin e PD Oerd Bylykbashi, negociatorin e PS, Damian Gjiknuri e sot ka zhvilluar një takim edhe me përfaqësuesin e LSI, Petrit Vasili.Edhe Brukseli zyrtar është angazhuar për të ndihmuar konsensusin për reformën zgjedhore. komisionari për zgjerimin Oliver Varhelyi ka biseduar me liderin e opozitës Lulzim Basha për reformën elektorale.Në një postim në rrjetin social twitter komisioneri theksoi se është thelbësore për rrugën e Shqipërisë në BE që reforma të përfundojë pa vonesë.OLIVER VARHELYIKOMISIONER PER ZGJERIMIN?Bisedova sot me Lulzim Bashën, duke mirëpritur rifillimin e punës mes partive për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Thelbësore për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE që kjo reformë të mbyllet pa vonesë?LULZIM BASHAKRYETAR I PD?Nënvizova se vullneti politik është vendimtar si për ta përfunduar reformën, edhe për të garantuar zgjedhje demokratike, të lira nga shitblerja e votës dhe nga ndikimi i krimit të organizuar.?Edhe osbe ka reaguar per reformen zgjedhore nepermjet nje deklarate te ambasadorit Bernd Borchardt. Diplomati ka vene ne dukje problemet qe nder vite jane listuar nga osbe odihr e qe duhet te marrin zgjidhje si depolitizimi I administrates zgjedhore, eliminimi I presionit ndaj administrates, mekanizma kunder krimit zgjedhor .BERND BORCHARDT KRYETAR I PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI?Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe ODIHR-i do të vijojnë të ofrojnë mbështetje për përmbylljen e kësaj reforme të rëndësishme sa më shpejt, idealisht brenda 31 majit, sikurse janë zotuar partitë politike. Po ashtu, ne do të vijojmë të mbështesim dialogun për teknologjitë e reja të votimit dhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor.?Mazhoranca dhe opozita ne fillim te muajit maj u angazhuan qe reforma zgjedhore te perfundoje deri ne daten 31 maj, dhe tashme faktori nderkombetar vecanerisht ambasadorja amerikane u kane kerkuar paleve te mbajne premtimin per te perfunduar reformen deri diten e diele
Recommended