Rudina Hajdari: Reformën Zgjedhore e votojmë edhe pa opozitën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Deklarata e kryetares së LSI Monika Kryemadhi se këshilli politik nuk ka asnjë arsye të mblidhet më për reformën zgjedhore, ka futur në ngërç të gjithë procesin e dialogut mes opozitës dhe mazhorancës.

Bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri i ka bërë ftesë opozitës të qartësojë pozicionin e saj në lidhje me dialogun për reformën, duke bërë edhe një ftesë konkrete që grupi i punës të mblidhet javën e ardhshme.


DAMIAN GJIKNURI

BASHKEKRYETAR I KOMISIONIT TE REFORMES

Thirrja ime është shumë e thjeshtë, sepse nuk e kuptoja mirë nga deklaratat e Partisë Demokratike dje apo opozitës në tërësi sepse nuk foli PD. Disa nga përfaqësuesit e opozitës lëshuan disa mesazhe kontradiktore që: a janë ata të gatshëm të vazhdojnë dialogun ata në Këshill apo konsiderojnë punën të ezauruar me ato drafte që kanë sjellë, pasi një pjesë e drafteve janë duke u punuar nga ekspertët dhe ka dakordësi, dhe a janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun. Normalisht puna u ndërpre për shkaqe objektive që ju i dini, pandemia e COVID-19 dhe masat e ndërmarra për të ruajtur shëndetin e publikut bënë që puna e atij Këshilli të ndërpritet, ne duhet ta rifillojmë aty ku e lamë.

Deklarata e Kryemadhit ka gjetur jehonë edhe tek Rudina Hajdari, e cila ka mbështetur idenë që këshilli të mos mblidhet më e parlamenti të vijë me procesin e diskutimit e miratimit pa PD e LSI.

Por socialisti Gjiknuri ka theksuar se ende pret përgjigje nga opozita, në të kundërt mazhoranca do e miratojë reformën në parlament.

Damian Gjiknuri

?Natyrisht dhe opozita parlamentare ka paraqitur problemet dhe kërkesat e saj që do duhet të bëhen pjesë e kompromisit, por çka është e rëndësishme është që ky Parlament është plotësisht legjitim për ta miratuar. Dëshira jonë ka qenë që opozita jashtëparlamentare të jetë pjesë integrale e këtij procesi, por nuk mund të kthehet kjo në një çek pa skandencë, ndryshe vendi mbahet peng.?

Edhe Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca bëri apel që këshilli politik të fillojë sa më shpejt punën për reformën zgjedhore pavarësisht situatës së vështirë për shkak te covid-19. Ambasadori Soreca theksoi se është thelbësore që reforma të mbështetet nga gjithë aktorët politikë për interesin e Shqipërisë.

Marrëveshja mes opozitës dhe mazhorancës për reformën zgjedhore u firmos në 14 janar e palët punuan së bashku deri në datën 9 mars kur u zbulua rasti i parë me koronavirus ne Shqipëri e takimet u ndërprenë për shkak te situatës se jashtëzakonshme. Për këtë arsye afati i përfundimit të reformës u shty nga 15 marsi deri në fund të muajit qershor, e tashme palët kanë pothuaj dy muaj kohë për të gjetur konsensus për rregullat, mbi të cilat do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme.

Recommended