Policia shton kontrollet për emigrantët në kufirin me Greqinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria përforcon kontrollet ne kufi me Greqinë për te ndaluar çdo emigrant te mundshëm qe vjen nga vendet e Lindjes. Vendi ynë përdoret si pike transiti për te kaluar me pas ne Shtetet e Bashkimit Europian.Vetëm dy muajt e fundit nga drejtoria kufitare e qarkut te Korçës raportohen 70 emigrante te ndalur te cilët kane hyre nga Greqia ne mënyrë te paligjshme ne vendin tone.Një pjese e tyre, kryesisht nga Siria e Iraku, kane kërkuar azil ne Shqipëri, ndërsa te tjerë janë kthyer serish ne token greke. Burime nga policia kufitare bëjnë te ditur se janë shtuar kapacitetet për kontrollin e pikave kufitare.50 forca policore dhe 4 automjete monitorojnë non stop brezin e gjelbër te kufirit dhe shtigjet për emigrantet. Po ashtu është rritur kontrolli edhe ne kufirin liqenor te Prespës.Kjo mase e qeverise shqiptare vjen edhe pas presioneve te ndërkombëtareve, veçanërisht disa prej kancelarive te vendeve me te rëndësishme te Evropës. Pak dite me pare kancelari i Austrisë, përfaqësuesi i një nga vendeve qe mbështet me fort hapjen e negociatave te Shqipërisë me Bashkimin Europian, gjate takimit me kryeministrin Rama shprehu shqetësimin e emigranteve.
Sipas kancelarit Sebastin Kurz Shqipëria po përdoret si korridor për te çuar emigrantet nga Greqia drejt vendeve te Evropës Qendrore, ku vetëm ne 5 muajt e fundit janë ndalur 162 emigrante.Për te luftuar këtë fenomen Austria ka premtuar mbështetje për Shqipërinë edhe financiarisht.

Recommended