Top News - Policia shton kontrollet/ 21 në pranga, kapen 7 të kërkuar

  • 3 years ago
Pas ngjarjeve të shumta kriminale që kanë ndodhur në ditët e fundit policia e shtetit është ngritur e gjitha në këmbë duke shtuar pikat e kontrollove në të gjithë vendin.
Sipas njoftimit të policisë në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme ?Shqiponjat?, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.
Në të gjithë vendin, janë ngritur 73 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale. Janë ushtruar kontrolle në dhjetëra mjete, banesa, lokale dhe ambiente të ndryshme.
Si rezultat i kontolleve janë sekuestruar dy armë zjarri, municione luftarake, 12 kilogramë kanabis dhe disa doza heroine.
Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 21 persona, janë proceduar penalisht 4 të tjerë, si dhe janë ndaluar 7 persona të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 51 persona për verifikim.
Po kështu gjatë kontrolleve në akset rrugore në të gjithë vendin janë vënë në pranga 15 qytetarë për drejtim mjeti pa leje drejtimi apo në gjendje të dehur.
Kujtojmë se në 4 ditët e fundit kanë ndodhur disa ngjarje të rënda kriminale, ku si pasojë ka pasur 3 vrasje, disa plagosje dhe nje atentat me tritol në një lagje kryesore te Tiranes.



Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#TopChannel

Recommended