Pranga vrasësit me pagesë të kërkuar nga Kosova,si u lokalizua vendodhja e shkodranit në Gjirokastër

  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Një 41-vjeçar nga Shkodra, i dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë me armë zjarri dhe ekspolziv, është arrestuar nga policia falë bashkëpunimit të disa organeve ligjzbatuese në dy anët e kufirit.

Finalizimi i operacioni policor i koduar ?Kalaja? ka çuar në pranga shtetasin Dodë Gjikolaj, banues në Velipojë Shkodër.

?Fast Albania, në bashkëpunim me Fast Kosova, DVP Gjirokastër, Lezhë e Shkodër dhe Interpol Tirana, në kuadër të operacionit të koduar ?Kalaja? kapën një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit? njofton policia.

Kapja e tij u bë në Gjirokastër.

Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krimet e Rënda me Vendim nr.26/18, datë 06.07.2020, ka lëshur urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale ?Vrasje? dhe ?Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese?.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/pranga-vrasesit-me-pagese-te-kerkuar-nga-kosova-si-u-lokalizua-vendodhja-e-shkodranit-ne-gjirokaster/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended