Report TV - Grabitja e parave në Rinas, ndërron jetë Ragip Hajdini, i njohur si 'Daja' nga Kosova
  • 4 years ago
I arrestuari i gjashtë për grabitjen e 9 prillit 2019 në pistën e aeroportit të Rinasit, Ragip Hajdini, njohur me pseudonimin ?Daja? nga Kosova, u nda nga jeta këtë të martë duke humbur betejën me një sëmundje të rëndë.

Prej 4 ditësh, Hajdini ndodhej në spitalin e Traumës në Tiranë ku i ishte nënshtruar dhe një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e masës tumorale, pas përpjekjeve 2 mujore për ta kuruar nga mjekë të specializuar.

Me marrjen në dorë të ekspertizës mjeko-ligjore, avokati Baftjar Rusi paralajmëron kallëzim ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili dhe drejtorit të 302-shit, ku sipas tij janë zhvilluar edhe protesta në mënyrë që 'Dajws' nga Kosova t?i jepej ndihma e duhur mjekësore.

"Institucioni i burgut nuk është kujdesur fare për shqetësimet e tij shëndetësore. Nuk janë lejuar familjarët për ta parë dhe është bërë protestë te 302 që ai të transferohej në Spitalin e Traumës për kurim. Një masë e madhe tumorale i është hequr nga trupi, por që nuk arriti të mbijetojë. Presim ekspertizën për të zbuluar shkakun e vdekjes dhe për të bërë kallëzimin penal për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe burgut 302. Hajdini është trajtuar me vonesë, dy muaj, pasi sëmundja agravoi", tha avokati Rusi.
Recommended