Top News - ‘Mos fluturo në timon’/ Policia shton kontrollet në rrugë

  • 4 years ago
Policia rrugore ka shtuar kontrollet në akset rrugore, me të vetmin qëllim sigurimin e jetës në rrugë dhe ndëshkimin e shkelësve. Ndaj, që prej mesnatës së kësaj të shtunë, me një plan të qartë policia ka nisur kontrollet me radar e drager në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar aksidentet rrugore.

Në rrugën Tiranë-Elbasan, prej 5 orësh vijuan kontrollet me radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara e cila është rrezik potencial për aksident rrugor
Pavarësisht kontrolleve të shtuara jo vetëm në fundjavë por çdo ditë të javës, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjatë kontrolleve prej orës 20.00 të datës 07 gusht deri në orën 01.00 të mëngjesit të së shtunës janë evidentuar dhe ndëshkuar 15 drejtues mjetesh, të cilët drejtonin mjetet me shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionte nga 135 km/h deri në 150 km/h.

Njëkohësisht nga kontrollet e ushtruara me drager janë evidentuar dhe ndëshkuar 8 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në efektin e alkoolit, që varionte nga 0.26mg/l deri në 0.48 mg/l.
Gjithashtu janë kapur nga forcat "Shqiponja" dhe patrullat e Policisë Rrugore, duke bërë drifting në sheshin "Nënë Tereza" 4 drejtues mjetesh dhe janë ndëshkuar me nga 40.000 lekë secili.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Kontrollet#TopChannel

Recommended