Ora News - Kujdes mos gaboni në timon, policia ju vëzhgon edhe me dron
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, përveç radarëve tashmë policia po vrojton edhe me dron. Në një dalje për mediat, Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola tha se me anë të dronit do të kontrollohen sjelljet e shoferëve që mund të çojnë në aksident.

Tola: Duke shfrytëzuar mjetet e teknologjise digitale, përveç përdorimit të radarëve matës të tejkalimit të limiteve të shpejtësisë së mjeteve, shërbimi i Policisë Rrugore ka filluar kontrollet edhe me DRONË në akset kryesore rrugore. Shkelje të tilla si ?parakalimi i gabuar?, ?pozicioni i mjetit në karrexhatë?, sjelljet jokorrekte në rrethrrotullime, ?mos-ruajtja e distancës në udhëtim?, ?ndryshimet e papritura të korsisë? në rrugët interurbane kryesore dhe autostrada, janë shkelje që tashmë do të identifikohen me edhe me DRON nga ana e patrullave sipas një plan-kalendari të miratuar nga Drejtoria e Policisë Rrugore në të gjithë territorin rrugor të vendit si dhe shkelje të tjera në qendrat e banuara.

Po ashtu policia ka marrë masa edhe për aktivitetin e ?Pelegrinazhit në Malin e Tomorit?.

Tola: Shërbimi i Policisë Rrugore ka filluar ndërkohë monitorimin dhe mbikqyrjen me patrulla të shtuara të aktivitetit mjaft të rëndësishëm të ?Pelegrinazhit në Malin e Tomorit? me pjesëmarrje masive të njerëzve dhe të drejtuesve të mjeteve. Drejtoria e Policisë Rrugore në mbështetje të Drejtorisë së Policisë Vendore Berat, kërkon vëmendjen e drejtuesve të mjeteve për një drejtim më të kujdesëshëm të mjetit, referuar gjithmonë kushteve të rrugës Berat ? Skrapar ? Mali i Tomorrit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kujdes-mos-gaboni-ne-timon-policia-ju-vezhgon-edhe-me-dron
Recommended