Mjekja kardiologe paralajmëron: kujdes nga virozat, mund të dëmtojnë edhe zemrën
  • 5 years ago
Kur bëhet fjalë për shëndetin të gjithë qëndrojmë në alarm dhe përpiqemi që të kujdesemi sa më shumë për të, megjithatë shumë prej nesh i anashkalojmë këshillat e mjekëve të cilat bëjnë mirë për fizikun tonë. Organi kryesor, jetik për shendetin tonë është edhe zemra, e pikërisht për këtë , e ftuar në emisionin ?Rreze Dielli? në Report Tv, mjekja kardiologe Daniela Teferiçi u ndal tek miokarditi cili është inflamacioni i muskulit të zemrës, është sëmundja më e zakonshme e procesit infektiv, shpesh me ndërlikime nga autoimuniteti.

"Miokarditi është dëmtimi i muskulit të zemrës nga viroza. Këtë dimër që kaloi pati një gjendje virale që preku shumë zemrën dhe shkaktoi miokardit. Në varësi të llojit të virusit, sepse ka viruse që dëmtojnë tiroidet dhe ajo që është më e rëndë është kur virusi dëmton zemrën. Ekziston dhe kjo është e tmerrshme sepse mund të prekë edhe fëmijët", - tha mjekja Teferiçi në studion e ?Rreze Dielli?.
Sipas mjekes gjenetika, mosha apo gjinia janë disa prej faktorëve të pamodifikueshëm, të cilat nuk varen nga ne dhe mund të sjellin ndërlikime të zemrës. Ndërkaq ajo u ndal tek ato faktorë që janë në dorën tonë dhe secili mund të ndryshojë sadopak stilin e jetesës në mënyrë që të kemi një zemër sa më të shëndetshme.

"Të jetosh shëndetshëm do të thotë të ushqehesh mirë, të bësh sport, të ecësh, të lëvizësh, të eleminosh duhanin dhe të shijosh sadopak pijen. Në të përditshmen tonë, duhani, lëvizja dhe ushqimi janë tre shtyllat kryesore të cilat kanë ndikuar shumë këto 20 e ca vitet e fundit që shqiptarët të zënë vendin e parë për sa i përket rajonit në sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë kardiovaskulare", - tha mjekja Teferiçi.
Recommended