Trump-Ivanovit: Marrëveshja me Greqinë i hap rrugën për në NATO dhe BE - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në urimin e tij të dërguar presidentit maqedonas Gjorge Ivanov shkruan se marrëveshja e Prespës i hap rrugën Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE.



Në urimin e tij për 8 Shtatorin presidenti amerikan e ka siguruar Ivanovin për vazhdimin e mbështetjes amerikane për procesin euroatlantik.



 ?Maqedonia ka shumë arsye që të jetë krenare. Marrëveshja historike e Prespës zgjidh kontestin shumëvjeçar (v.j.të emrit) me Greqinë dhe i hap rrugën Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO forcojnë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e tërë rajonit?.



Gjithashtu në urimin e dërguar homologut të tij maqedonas, presidenti Trumop, shkruan se SHBA është e gatshme të mbështesë Maqedoninë, veçanërisht në bisedimet e ardhshme për anëtarësim në NATO.
Recommended