Emri i ri i hap rrugën Maqedonisë për integrimin në BE - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Brukseli zyrtar përshëndeti votimin historik në Shkup, ku parlamenti vulosi emrin e ri te vendit: republika e Maqedonisë së Veriut. Përfaqësuesja e lartë e BE Federica Mogherini dhe komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn përshëndetën votimin, duke e konsideruar si një mundësi historike dhe unike drejt rrugës së integrimit. Urimet erdhën edhe nga Kosova: Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj theksuan se kjo është një ngjarje me peshë në historinë e re të Ballkanit Perëndimor. Zhvillimet në Maqedoni gjetën jehonë edhe në mediat botërore: The Guardian, El Pais, Der Spiegel, Die Zeit si dhe shumë televizione pasqyruan verdiktin e shumicës parlamentare. Tashmë që e gjithë procedura për emrin përfundoi në Maqedoni, vendimmarrja bashkë me vështirësitë kalon në Greqi, ku parlamenti duhet të miratojë marrëveshjen e Prespës. Megjithëse votohet me shumicë të thjeshtë me 151 deputetë nga 300 gjithsej, shumicës së Aleksis Cipras i nevojiten 6 votat e partnerit të koalicionit Panos Kamenos njëherësh ministër i mbrojtjes. Por ky i fundit është një kundërshtar i fortë i marrëveshjes për emrin e ri, i cili ka deklaruar më herët se nuk do ta votojë kurrë marrëveshjen. Këtë fundjavë pritet një takim mes kreut të ekzekutivit Cipras dhe kreut të partisë grekët e pavarur Panos Kammenos për të rënë dakord për një votim të unifikuar të qeverisë. Nëse kryeministri Cipras nuk arrin të gjejë një formulë për miratimin e marrëveshjes, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme në muajin prill.

Recommended