Azilkerkuesit frenojne integrimin - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Opozita parlamentare ka ngritur shqetesimin per numrin e larte te azil kerkuesve shqiptare dhe ndikimin e ketij fenomeni tek procesi I integrimit. Gjate Keshillit Kombetar te Integrimit, kryetarja Rudina Hajdari vuri ne dukje se vetem gjate dhjetemujorit te pare te vitit te kaluar ky numer eshte mbi 20 mije duke theksuar se azilkerkuesit jane nje prej arsyeve pse Parisi zyrtar ka bllokuar integrimin e Shqiperise. Nga ana e saj mazhoranca u beri apel qytetareve qe te mos kerkojne azil ne vendet e BE pasi nuk do te fitojne asgje, duke e ilustruar me faktin se me pak se 2% e shqiptareve kane arritur te fitojne azil. Por pavaresisht problematikes se azilkerkuesve, socialistet jane optimiste se shqiperia kete vit do te nise bisedimet per anetaresimin ne BE.Ne daten 5 shkurt komisioni europian do te publikoje metodologjine e re te zgjerimit e cila u kerkua vitin e kaluar nga franca dhe qe percakton rrugen ku do te ecin Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut.