Marrëveshja me Greqinë/ Idrizi takim me Shoqërinë Civile: S’ka transparencë nga pala shqiptare
  • 3 years ago
Përfaqësues të PDIU dhe anëtarë të Shoqërisë Civile kanë mbajtur një takim lidhur me shqetësimet e kohëve të fundit për çëshjen e detit dhe një marrëveshje të mundshme me Greqinë.

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi tha se Shqipëria duhet të negociojë me Greqinë, por vetëm për shelfin kontinental apo për zonën ekonomike ekskluzive, teksa theksoi se për detin e brendshëm territorial s?ka debat.Po ashtu Idrizi theksoi se nga pala shqiptare nuk ka transparencë, teksa kujton se në 2018 Kotzias e deklaronte marrëveshjen gati, më pas Tsipras premtonte se do të zgjeronte me 12 milje ujërat greke në detin Jon, dhe tani e bën Mitsotakis.

Për Idrizin marrëdhëniet e mira Shqipëri-Greqi mund të vendosen vetëm me reciprocitet dhe duke trajtuar të gjitha çështjet problematike, filluar nga çështja çame, ligji i luftës dhe deti.

?Vetëm reciprociteti mund të çojë në një normalizim të marrëdhënieve Shqipëri- Greqi. Tjetër, duhet të hiqet ligji i luftës. Si dhe çështja çame që duhet të dihet, nuk ishte aksident i vitit 1944.

Dua të ndaj qartësisht me ju, atë që Gjykata Kushtetuese në 2010 bëri të qartë. Shqipëria duhet të negociojë me Greqinë për shelfin kontinental dhe zonën ekonomike.

Në 2009 nuk ndante shelfin kontinental, por ndan ujërat e brendshme dhe territoriale. Në to shteti shqiptar ushtron sovranitet.
Recommended