PS rrëzon Metën dhe i hap rrugë ndërtimit të teatrit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kuvendi rrëzoi me 74 vota pro këtë të enjte dekretin e Presidentit Meta për Teatrin Kombëtar, duke i hapur kështu rrugë ndërtimit të një teatri të ri.Gjatë votimit të dekretit nuk morri pjesë në votim, ministri Pandeli Majko.Më 11 tetor Presidenti Meta, refuzoi për herë të dytë miratimin e ligjit të mazhaorancës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëar. Në dekret Meta evidentonte në total 9 shkelje ligjore, të cilat sipas tij nuk ishin evidentuar nga shumica.Godina e teatrit të ri për muaj me radhë ka shkaktuyar një përplasje meë opozitës dhe mazhorancës. Sipas opozitës ndërtimi i godinës së re ështe thjesht një aferë tjetër korruptive e qeverisë.Ndërsa nga ana tjetër mazhoranca e ka cilësuar si një sukses pasi artistët më në fund do ketë një teatër dinjitoz.Por krahas politikës, teatri ka shkaktuar përplasje edhe në radhët e artistëve, të cilët janë ndarë në dy grupe në lidhje me këtë çështje. Nga njëra anë grupi i artisëtëve që kërkojnë teatër të ri dhe nga krahu tjetër grupi që është kundër prishjes së godinës ekzistuese.
Recommended