Report TV -KED i hap rrugë kandidatëve për në Kushtetuese dhe ILD-në

  • 5 years ago
TIRANE-Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka shpallur katër kandidatë për në Gjykatën Kushtetuese. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vendosi në mbledhjen e djeshme lejimin për kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese të Arta Vorpsit, Besnik Muçit, Fiona Papajorgjit dhe Regleta Panajotit.

Ndërkohë që iu ndalua kandidimi për në Gjykatën Kushtetuese 5 kandidatëve; Anila Gurit, Dedë Kasnecit, Ilir Mustafaj, pasi nuk kaloi vettingun, Mimoza Qinamit dhe Vladimir Gërmenjit. Përsa i përket postit për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë u miratua lejimi i kandidimit të Artur Malajt, ndërsa u refuzua Altin Hazizaj dhe Mimoza Qinami, që ishte kandidate edhe për në Gjykatën Kushtetuese.

KED-ja sqaron se vendimet lidhur me lejimin ose ndalimin e kandidimit të kandidates Fiona Papajorgji për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Kuvendi në datën 28.08.2018, të kandidatëve Elsa Toska dhe Gëzim Allaraj në vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, si edhe për kandidaten Eris Hysi për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shtyhen për mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. (Bëhet fjalë për një tentativë të Kuvendit për të plotësuar përkohësisht Kushtetuesen deri kur të ngriheshin organet kompetente).

Këshilli thekson se vendimet për lejimin ose ndalimin e kandidimit, do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.? Tashmë emrat e kandidatëve në fillim të gushtit pritet t?i drejtohen Kuvendit dhe Presidentit. Procesi, sikur sqaroi kryetari i KED-së pak ditë më parë, nuk do mund të bllokohet edhe nëse presidenti nuk do shprehet me vendimmarrjen përkatëse, por as nëse nuk gjendet shumica e nevojshme në Kuvend. "Nëse ata nuk e gjejnë shumicën e nevojshme ose nëse nuk shprehen me vendimmarrjet përkatëse, ligji parashikon edhe mekanizmin që nuk e bllokon procesin" siguroi ai.

Recommended