RTV Ora - Kushtetuesja dhe ILD në qershor, Gjonaj: KED po verifikon kandidaturat

  • 5 years ago
#rtvora
Ministrja e Drejtësisë është optimiste që Gjykata Kushtetuese dhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë do të funksionojnë me kapacitet të plotë deri në muajin Qershor. Periudhë që përkon me marrjen e vendimit nga Brukseli pasi Reforma në Drejtësi është një nga kushtet e unionit për hapjen e negociatave.

Gjykata Kushtetuese, e cila prej muajsh ka mbetur vetëm me një anëtar, pritet që të bëhet funksionale para vendimit të Brukselit për hapjen e negociatave. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë raportimin në Komisionin e Integrimit, për ecurinë e reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit, u shpreh se KED do të bëjë të mundur verifikimin e kandidaturave për Kushtetuesen dhe Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.

Gjonaj: Deri në qershor 2019 ne do të kemi Gjykatën Kushtetuese të plotësuar me vakancat me qëllim që ata të arrijnë kuorumin. Njëkohësisht do të kemi Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Deputetja Rudian Hajdari i kërkoi Ministres më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit, sidomos në shitblerjen e votës apo për çështjen e pronave.

Gjonaj, ashtu siç njoftoi edhe Kryeministri në Parlament, tha që së shpejti do të ketë ndryshime në Kod Penal.

Hajdari: Zgjedhjet parlamentare të 2017 ishin zgjedhje shumë problematike. Do merrni ju masa parandaluese për këto fenomene negative që do ti sigurojnë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjonaj: Ne ndërkohë jemi duke përgatitur një iniciative ligjore për ndryshimin e kodit penal, ku një fokus të veçantë do të ketë dënimi sa i përket shit-blerjes së votës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kushtetuesja-dhe-ild-ne-qershor-gjonaj-ked-po-verifikon-kandidaturat

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended