Ora News – Kandidaturat e KED, Llalla i përgjigjet Xhafajt: Mund ta çoni në Kushtetuese!

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Email
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka reaguar mbi shqetësimet e ngritura nga kreu i Komisionit parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj mbi procedurat e ndjekura për hedhjen e shortit të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke theksuar se janë respektuar procedurat e përzgjedhjes sipas ligjit.
?Prokuroria e Përgjithshme ka zbatuar rigorozisht kuadrin kushtetues e ligjor për zhvillimin e një procesi të drejtë dhe transparent?, thuhet në letrën e nënshkruar nga Adriatik Llalla.
Duke cituar nenin 221,të ligjit nr 115/2016, ?Për Organet e qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë?, Llalla thekson se në ?zbatim të kësaj dispozite ligjore janë verifikuar rast pas rasti të gjithë kandidaturat që plotësonin kushtet për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroritë e Apeleve. Gjithë informacioni i disponuar lidhur me kandidatët është vënë në dispozicion Kuvendit të Shqipërisë?.
Në fund, ai kujton se çdo interpretim dhe vlerësim mbi kushtetutshmërinë e procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve të KED nga Prokurori i Përgjithshëm mund të jetë objekt shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ked-adriatik-llalla-i-pergjigjet-fatmir-xhafajt/

Recommended