Ardian Dvorani "tërhiqet" , letër Vitore Tushës: Vijo me garën për kandidaturat e Kushtetueses

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ardian Dvorani ka dorëzuar detyrën në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe në Gjykatën e Lartë duke ia lënë të gjitha kompetencat e drejtimit nënkryetares Vitore Tusha.

Me anë të një letrë drejtuar Tushës, e cila do të marrë drejtimin e KED deri në përfundim të mandatit 1 vjecar, ai i kërkon që të ndërmarri nismat përkatëse për mbledhjen e KED dhe të vijojë përzgjedhjen e kandidaturave për në Gjykatën Kushtetuese.

Prandaj, sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në ligjin nr.115/2016 dhe në aktet nënligjore normative dhe rregullatorë të KED, do të kërkoja nga Zëvendëskryetarja e KED 2020, znj. Vitore Tusha, si edhe nga anëtarët e tjerë të Këshillit të vlerësojnë menjëherë të gjitha këto rrethana, të marrin nismat përkatëse dhe të kryejnë veprimet e nevojshme paraprake për njoftimin e kandidatëve lidhur me relacionet e përgatitura për gjetjet në procedurat e verifikimit të kandidaturave të tyre, si edhe për të përcaktuar menjëherë thirrjen e mbledhjes së KED me rend dite shqyrtimin e gjetjeve në procedurat e verifikimit të kandidaturave për një vend vakant, vakancë e parakohshme, të shpallura nga secili organ emërtese, Kuvendi dhe Presidenti i Republikës.

Shkarkimin e tij Dvorani e ka konsideruar të paligjshëm duke paralajmeruar se ai do te bëjë zgjedhjen e tij njëra prej te cilave është edhe ankimimi i këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit Administrativ.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/ardian-dvorani-terhiqet-nga-drejtimi-i-ked-se-leter-vitore-tushes-vijo-me-garen-kandidaturat-e-kushtetueses

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended