Top News - Vakanca në kushtetuese/ KED rrëzon 6 kandidaturat në garë

  • 4 years ago
Asnjë prej 6 kandidtëve që kishin dorëzuar dokumentacionin e kandidimit për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, nuk është miratuar nga Këshilli i Emërimive në Drejtësi. Në mbledhjen e zhvilluar të premten KED, ka vendosur ndalimin e kandidimit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese për Besnik Mucin, i cili garonte për vendin vakant të shpallur nga presidenti Meta. Po ashtu i është ndaluar kandidimi Ardita Sulës, për vakancën e Kushtetueses të shpallur nga Kuvendi, Vasil Bendos per vakancën e shpallur nga presidenti si dhe Shaqir Hasanaj, vjosa bodo dhe Dede kasneci të cilët garonin për vakancat e shplluara nga të dy institucionet. ?Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa prej kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar?, thuhet ne vendimin e Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi. Nderkaq për 3 kandidatë të tërhequr nga gara, Klodian Rado, Prel Martini dhe Envi Hicka, është vendosur përfundimi i procedurës së verifikimit. KED sqaron se kandidatët iu nënshtruan procedurave rigoroze dhe të thelluara të verifikimit sipas ligjit dhe standardeve të njohura e të aplikuara që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Gjatë shqyrtimit dhe verifikimit të kandidaturave ked ka degjuar edhe mendimin e Avokatit te Popullit. Gjykata Kushtetuse ka 5 vende vakante për një kohë të gjatë duke e bërë atë jo funksionale. Përpjekjet për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese sollën përplasje të fortë mes maxhorancës aktuale dhe Presidentit të Republikës. Arta Vorpsi, e emëruar nga KED si anëtare e gjykatës Kushtetuese në nëntor të 2019, shmangu betimin para presidentit dhe u betua para një notereje, procedurë që u quajt më pas e parregullt. Në vend të saj në Kushtetuse presidenti Meta emeroi Marsida Xhaferllarin. Ndërkaq Besnik Muçi i cili me vendimn KED, i është ndaluar kandidimi, u emërua nga Meta si anëtar i Kyushtetusees dh qendroi në detyrë për 1 muaj e ca, ndërkohë që ishte dnde në proces vettingu. Ai u shkarkua nga detyra nga komisioni i posacëm i apelimit, pas apelimit nga komisioneri publik.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook...

Recommended