Ora News - PS rrëzon kandidaturën e Metës për KLSH: Shaqiri nuk plotëson kriteret kushtetuese

  • 5 years ago
#oranews #klsh

Ashtu si kishin paralajmëruar, deputetët e PS-së në Komisionin e Ekonomisë rrëzuan kandidaturën e Bahri Shaqirit për kryetar të KLSH-së. Arben Ahmetaj është shprehur se emri i paraqitur prej Presidentit nuk plotëson kriteret e përcaktuara në Kushtetutë për të drejtuar këtë institucion. Ndërsa vetë Shaqiri ka nënvizuar se ka eksperiencën dhe plotëson kriteret për të drejtuar institucionin.

Kandidati i propozuar prej Presidentit në krye të KLSH-së, Bahri Shaqiri, ka paraqitur në Komisionin e Ekonomisë strategjinë e tij në auditimin e financave të shtetit.

Ish-kreu i SHISH vuri theksin te eksperienca e tij si dhe në vullnetin për të luftuar korrupsionin.

Madje ai theksoi se plotëson kriteret e përcaktuara në Kushtetutë për të drejtuar këtë institucion.
Bahri Shaqiri: Detyrën e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit për të cilën unë jam propozuar për tu zgjedhur e konsideroj si përgjegjësi shumë të madhe që përputhet plotësisht me profesionalizimin tim dhe me ambicien për të vazhduar kontributin në drejtim të përmirësimit të mëtejshëm edhe të këtij institucioni në dobi të vendit me qëllim optimizimin e menaxhimit të parasë publike. Parandalimi i korrupsionit dhe abuzimet me fondet publike përbëjnë misionin themelor të këtij institucioni.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/komisioni-i-ekonomise-rrezon-kandidaturen-e-bahri-shaqirit-kreun-e-klsh-se

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended