Meta propozon këshilltarin e tij, Bahri Shaqiri në krye të KLSH-së: I plotëson të gjitha kushtet

  • 5 years ago
TIRANE-Presidenti Ilir Meta ka propozuar në krye të Kontrollit të Lartë Shtetit, këshilltarin e tij, Bahri Shaqiri. Kreu i shtetit thekson se ish-kreu i SHISH-it, Bahri Shaqiri plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t?u emëruar në këtë pozicion, si dhe është një kandidaturë me eksperiencë në drejtimin e institucioneve.

Bahri Shaqiri ka mbajtur disa poste të rëndësishme shtetërore, teksa në vitet 2005 ? 2012 ka qenë Drejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Nga muaji Tetor i vitit 2017 dhe në vazhdim ai është Këshilltar i Presidentit të Republikës për Çështjet e Sigurisë Kombëtare. Dekreti i Presidentit të Republikës i është përcjellë Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo është kandidatura e dytë e Presidentit për këtë post, pasi më parë propozoi emrin e Vitore Tushës, por që u rrëzua nga Kuvendi me arsyetimin se do të sillte ngërç në institucionet e reja të drejtësisë, pasi është anëtarja e vetme e Gjykatës Kushtetuese që kaloi vettingun dhe është bërë pjesë e KED-së. Tashmë mbetet për t?u parë se cili do të jetë qëndrimi i shumicës për emrin e dytë të propozuar nga Meta.

Recommended