Politikë Bahri Shaqiri në krye të KLSH-së/ Komisioni i Ekonomisë rrëzon propozimin e presidentit
  • 5 years ago
Sipas kreut të Komsionit, ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetajt propozimi i presidentit nuk është një kandidaturë e përshtatshme.

?Shaqiri nuk ka eksperiencë në fushën e auditimeve financiare,?-tha ndër të tjera Ahmetaj.

Vendimi i Komisionit pritet që t?i kalojë Kuvendit, organ i cili gjithashtu pritet që ta rrëzojë propozimin e presidentit Ilir Meta.

Bahri Shaqiri njihet si këshilltari i presidentit Ilir Meta. Me propozimin e figurës së tij, maxhoranca e ka cilësuar si një problem serioz kandidaturën e dekretuar të Bahri Shaqirit për në krye të KLSH-së, pasi sipas tij Kushtetuta e përcakton qartë se kandidati për Kontrollin e Lartë të Shtetit duhet të ketë ekspertizën në fushën e financave.

Kjo është kandidatura e dytë e Presidentit për këtë post, pasi më parë propozoi emrin e Vitore Tushës, por që u rrëzua nga Kuvendi me arsyetimin se do të sillte ngërç në institucionet e reja të drejtësisë, pasi është anëtarja e vetme e Gjykatës Kushtetuese që kaloi vettingun dhe është bërë pjesë e KED-së.
Recommended