PS i pranon Metës propozimin për kreun e KLSH - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca vendosi të miratojë kandidaturën e propozuar nga Presidenti Ilir Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.Komisioni i Ekonomisë dhe Financave e mori në shqyrtim kandidaturën e Arben Shehut këtë të martë dhe në fund të mbledhjes u votua me 15 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim.Më herët PS ka rrëzuar tre emra të propozuar nga Meta, ato të Petraq Milos, Vitore Tushës dhe Bahri Shaqirit.Meta e propozoi Arben Shehun më 4 qershor, duke e prezantuar si një person i cili plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar në KLSH dhe si një nga njohësit më të mirë të të drejtësisë penale me një eksperiencë mbi 16- vjeçare në jetën akademike.

Recommended