Report TV - PS-ja voton propozimin e Metës, Arben Shehu zgjidhet kryetar i ri i KLSH-së

  • 4 years ago
TIRANE-Zgjidhet ngërçi. Arben Shehu është zyrtarisht në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pas disa muajve debate në distancë dhe rrëzimit të 3 kandidaturave, shumica socialiste pranoi propozimin duke votuar Shehun në krye të këtij institucioni. Kandidatura e Shehut u votua sot me 108 vota pro, 5 kundër dhe 4 abstenim. Pas votimit, Shehu bëri betimin dhe falenderoi deputetët. "Faleminderit, zoti kryetar, faleminderit të gjithë deputetëve". Debati për këtë kandidaturë ishte i madh edhe brenda shumicës, pasi javën e kaluar në mbledhjen e grupit socialist, Erjon Braçe, Bashkim Fino dhe Spartak Braho shprehën kritika për emrin e Arben Shehut në krye të KLSH. Ata kërkuan llogari se pse u pranua kandidatura e Shehut. Por, pavarësisht kundërshtimeve nga disa deputetë socialistë kandidatura e Shehut sot mori 108 vota duke pasuar Bujar Leskajn në krye të KLSH-së. Ndërkohë që Kuvendi sot miratoi rendin e ditës, ku u rrëzua edhe një dekret i Presidentit Meta.

Recommended