Garë ndërkombëtare në pistën e skive ne Dardhe - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në Skipistën e Dardhës për herë të parë organizohet një garë ndërkombëtare në ski. Krahas skiatorëve shqiptarë nga Korça, Kukësi, Puka dhe Durrësi ka pasur edhe skiatorë francezë të ardhur nga qyteti i Korshëvelit, duke i dhënë kështu aktivitetit më shumë bukuri. Ekipi francez bashkë me jurinë e ardhur nga vendi i trikolorëve e ka përmirësuar ndjeshëm mënyrën e organizimit të një gare skish në vendin tonë. Për presindentin e federatës shqiptare të Skive, Elvis Toçi, ky është evenimenti më i madh për Shqipërinë pasi po organizohet për herë të parë një gare profesionale. Garë kjo e cila sipas Toçit jo vetëm e ndihmon sportin e skive por promovon edhe turizmin në vend. Kryebashkiaku i Korçë, Sotiraq Filo nisur edhe nga fakti se qyteti më i madh në juglindje të vendit ka një traditë të mirë të sporteve dimërore shpreson shume qe sportin e skive ta kthejë ne traditë të bukur të zonës. Kemi mundësi të organizojmë gara të shpeshta edhe ndërkombëtare ka theksuar më tej Filo. Edhe për ambasadoren franceze Kristin Vasak, bashkëpunimi me Korçën ka qënë edhe një herë frutdhënës. ?Organizim i sotëm është falë mbështetjes së shkollës së skive në Korshëvel të Francës që dhanë suportin dhe ndihmën për organizatorët që gara e skive ?Korca Open? të shkojë më së miri..?Gara nderkombëtare e Skive në Dardhë është ndarë në disa kategori në bazë të moshave së pjesëmarrësve. Krahas të rinjve dhë të riturve pjesë e garës së rrëshqitjes së madhe janë bërë edhe veteranët e këtij sporti. Në përfundim të Korça Open, fitues për vendet e para sipas kategorive janë shpallur, Kudret Beqaj për të rinj, Marsel Biçoku për të ritur si dhe Ardian Xhaxho për veteranë.

Recommended