Dosjet e komunizmit në konferencën ndërkombëtare - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas deklasifikimit të dosjes së ?Inxhinierëve të Maliqit? apo të ?Revoltës së Spaçit?, të tjerë kapituj po çel autoriteti për informimin mbi dosjet e ish sigurimit të shtetit.Vetëm dy ditë më parë, kreu i këtij institucioni deklaroi se shumë nga të vërtetat që janë mbyllur në dosje për dekada, do të publikohen dhe jo vetëm për ata që janë të interesuar dhe aplikojnë për të marrë në dorë një dosje, por për të gjithë publikun. E kjo iniciativë ka marr udhë me dixhitalizimin e kujtimeve të të mbijetuarve në kampin e Tepelenës dhe me publikimin online të gjyqit të deputetëve opozitare.Nga ana tjetër, një konferencë ndërkombëtare nis këtë të hënë në muzeun historik kombëtar. ?Të mohuar nga regjimi? do të bëjë bashkë për tre ditë, studiues e arkivistë shqiptarë e të huaj për të treguar më shumë mbi burgjet dhe sistemin e internimeve si dhe punën e detyruar në Shqipërinë e viteve 1945-1990.

Recommended