Incident në Konferencën e Mjedisit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shqipëria mirëpriti këtë të premte, Konferencën mbi klimën në Ballkanin Perëndimor, nën organizimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, por ajo nuk kaloi pa probleme.Si një shtet i Ballkanit Perëndimor, e ftuar ishte edhe Kosova, e cila përfaqësohej në nivel ministri. Por kjo nuk u pranuar nga delegacioni serb dhe Kombet e Bashkuara, të cilët kërkuan që Kosova të përfaqësohej nën logon e UMNIK, dicka që nuk është pranuar nga ministri i cili tha se Kosova është shtet i pavarur.Ky incident solli dhe largimin e disa prej të pranishmëve në këtë konferencë.Pas më shumë se 2orësh, ministri i mjedisit i Kosovës, dhe ministri Shqiptar, sqaruan incidentin.Të dy ministrat ritheksuan vendosmërinë për të vijuar bashkëpunimin në lidhje me projektet mjedisore, ndërsa ngjarjet e cilësuan si një incident protokollar.

Recommended