Kodheli në Konferencën e Këshillit të Atlantikut - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekstremistet xhihadiste përbejnë një rrezik për vendet e Ballkanit Perëndimor. Deklarata është bere nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ne takimin e shoqatës se Këshillit te Atlantikut. Ne diskutimin mbi sfidat e reja me te cilat përballet NATO, Kodheli kërkoi me shume vëmendje nga Europa.Mimi Kodheli thekson:Ne i luftojmë ata në mënyrën tonë, por numri i njerëzve që marrin pjesë nga Ballkani Perëndimor, në rajonet e konflikteve, po rritet në mënyrë shqetësuese. Ata kanë lënë pas familjarë, miq dhe fqinjtë e tyre. A u jep atyre Perëndimi mjaftueshëm shpresë? Ajo çfarë NATO dhe BE kanë bërë në 20 - 25 vitet e fundit është e mrekullueshme. Por, prapë se prapë, a është ende kaq drastike për BE të mundësojë hyrjen e disa milionë njerëzve nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, ish - Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia? Askush nuk po kërkon dhurata dhe privilegje, por po sikur të kemi një hartë të sigurte për këto vende?Por Ministrja e Mbrojtjes tha se edhe Rusia përbën një rrezik, pasi ajo e sheh Ballkanin si një shtojcë në strategjinë e saj për të mbërritur në detin Mesdhe.Mimi Kodheli thekson:Shfaqja për vizitën e presidentit Putin në disa kryeqytete te rajonit, investimet qindra milionë dollarësh, dhe së fundmi stërvitjet e përbashkëta, të mbajtura në nëntor, 2014, në afërsi të kufirit kroat (një aleat i NATO) dhe kosovar (që Rusia është përpjekur ta përfshijë në rastin e paligjshëm të aneksimit të Krimesë), në pikëpamjen time dhe duke pasur parasysh ambientin aktual të sigurisë, përbëjnë një shqetësim që mund të shkaktojnë një debat të madh.I pranishëm ne takim Ambasadori i Shteteve te Bashkuar te Amerikës Donald Lu u shpreh se bota është e rrezikuar nga forcat ekstremiste. Sipas tij rusia dhe radikalet e ISIS janë rreziku me i madh qe i kanosen botes.