Zgjidhen anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kuvendi ka përzgjedhur me short 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.Shorti u hodh në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa nuk munguan edhe replikat mes deputetit Oerd Bylykbashi dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.Nga shorti i hedhur 9 emrat e përgjedhur për KED janë: Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha nga Gjykata Kushtetuese, të cilët u zgjodhën automatikisht pasi ishin të vetmet kandidatura.Ndërsa nga radhët e prokurorisë së përgjithshme u zgjodh kryeprokurorja e përkohëshme Arta Marku, e cila po ashtu ishte e vetmja që kishte kandiduar.Nga tre kandidaturat e Gjykatës së Lartë u përzgjodh Ardian Dvorani dhe si zëvendësues Medi Bici.Kurse Erjol Roshi u përzgjodh nga 16 kandidaturat e Gjykatës Administrative. Si zëvendësues u pëzrgjodh Klodiana Veizi Mema.Shorti përzgjodhi gjithashtu dhe emrin e Fatri Islamajt dhe Margarita Buhalit nga 14 kandidaturat nga radhët e Gjykatës së Apelit, ndërsa Gurali Braimllari do të jetë zëvendësues.Por krahas përzgjedhjes së 7 anëtarëve të mësipërm, KED do të jetë me një vakancë pasi nga dy përfaqësuesit e prokurorive të Apelit u përzgjodh vetëm Fationa Mememçaj pasi nuk kishte kandidatura të tjera.Shorti për KED duhet të ishte hedhur më datë 5 dhjetor por Presidenti Meta përmes një letre ja kaloi Kuvendit të drejtën me argumentimin se nuk kishte vakum ligjor.Ngritja e KED i ka hapur rrugë zhbllokimit të ngërçit të gjykatave në vend.
Recommended