Konstituimi i Këshillit Bashkiak në Shkodër, PD protestë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/VizionPlusTv
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të hënën është parashikuar konstituimi nga maxhoranca i Këshillit Bashkiak të Shkodrës të dalë nga 30 qershori opozita thërret protestëm, ndërsa Partia Demokratike në Shkodër ka paralajmëruar protestë.Përmes një deklarate për mediat PD-ja e Shkodrës theksojnë se nuk duhet të pranohet konstituimi i një këshilli ilegjitim e aq më pak në rektoratin e Universitetit ?Luigj Gurakuqi?.?Partia Demokratike, dega Shkodër ditën e nesërme në orën 10:00,para Prefekturës do të organizojë një protestë paqësore për mbrojtjen e vlerave të demokracisë e të dinjitetit tonë si qytetarë të Shkodrës.
Ne nuk duhet asesi të pranojmë konstituimin e një këshilli ilegjitim e aq më pak në rektoratin e Universitetit ?Luigj Gurakuqi?. Aty ku krejt pranë, 30 vite më parë jemi mbledhur të gjithë pa asnjë ndasi politike, të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist. Pikërisht vendin që me 2 Prill, 4 dëshmorët e Demokracisë e lanë me gjakun e tyre e ku qindra të tjerë u plagosën. Rilindasit zgjodhën ish-komitetin e partisë për të konstituar këshillin ilegjitim vetëm për të provokuar qytetarët e Shkodrës. Ne nuk mund të pranojmë të jemi dëshmitarë të vendosjes së një tjetër regjimi. I bëjmë thirrje Edi Ramës të mos luajë me zjarrin, të mos luajë me Shkodrën! Shkodra do të dijë sërish t?i dalë për Zot vetes.
Prandaj i ftojmë të gjithë të bashkohen me ne,për dinjitetin e qytetit tonë,për dinjitetin e Shkodrës !?Proteste
Recommended