Shkoder, PD proteston kunder konstituimit te keshillit bashkiak

  • 5 years ago
Në Shkodër ka nisur mbledhja e konstituimit të këshillit bashkiak, e thirrur nga prefekti.

Para godinës së Bibliotekës së Universitetit Luigj Gurakuqi, ku edhe po mbahet mbledhja e konstituimit, janë grumbulluar mbështetës të Partisë Demokratike.

Mes policisë dhe protestuesve ka pasur edhe momente tensioni, pas tentativës së mbështetësve të opozitës për tu futur brenda.

Kryetare e këshillit bashkiak Shkodër u zgjodh Briseda Kadija, nga radhët e Partisë Socialiste.

Më herët, të rinjtë e FRPD rrethuan me shirita godinën e Universitetit. PD thotë se skenari i qeverisë, i cili detyron Këshillin e ri Bashkiak të Shkodrës të shpallë mbarimin e mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi dhe të bëjë zëvendësimin e saj me një nga nënkryetarët, shkel në mënyrë flagrante ligjet që rregullojnë pushtetin vendor.

Recommended