Aksidentohet drejtori i Mjedisit në Vlorë, mori përpara 12 makina - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pamjet e kamerave te sigurise zbuluan një nga aksidentet më spektakolarë në rrugën transballkanike në Vlorë. 12 makina u përfshinë në përplasje me njëra tjetrën mbrëmjen e të mërkurës, fatmirësisht pa shkaktuar viktima.Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një automjet që lëvizte me shpejtësi të lartë, mori para makinat e parkuara.Në video dëgjohet edhe momenti i fortë i frenimit që gjithsesi nuk mundi të ndalte dot përplasjen.Aksidenti ndodhi rreth orës 22: 53, kur makina tip benz e drejtuar nga Kreshnik Lilaj, drejtor i agjencisë rajonale të mjedisit, humbi kontrollonin duke u përplasur me mjetet anash rrugës.Sipas policisë shoferi ishte në gjendje të dehur dhe për pasojë humbi kontrollin e makinës.Nga aksidenti mbeti i plagosur protagonisti i aksidentit Kreshnik Lilaj, i cili u dërguar në spitalin Rajonal të Vlorës.
Recommended