Digjet makina e kryebashkiakut të Vlorës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mëngjesin e kësaj të enjteje është djegur një automjet në pronësi të Bashkisë së Vlorës, i cili përdorej nga kryebashkiaku Dritan Leli.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:26 në lagjen "Lef Sallata", ku mjeti tip Range Rover ka qenë i parkuar.Sipas policisë si pasojë e flakëve është djegur edhe një automjet tjetër tip" Ford", parkuar në afërsi.Drejtuesi i mjetit "Range Rover", shtetasi E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa mjeti tjetër tip "Ford" është në pronësi të shtetasit B.A.Flakët e zjarrit kanë dëmtuar plotësisht të dy automjetet.

Recommended