Report TV -Shkrumbohet makina në ecje në mes të autostradës së Vlorës
  • 5 years ago
Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Vlorë-Levan në afërsi të Bishanit.

Një makinë Reno me targë AA763 IT, mori flakë teksa ishte në ecje në mes të autostradës. Shoferi ka hapur menjëherë krahun, ndërsa makina është shkrumbuar nga flakët.

Ai nuk ka marrë dëmtime ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit, që paraprakisht dyshohet të jetë një defekt teknik.
Recommended