Veliaj: Opozita i trembet garës, asnjë shans të fitojnë në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe kandidat për zgjehdjet e 30 qershorit vijojnë me fushatën e tyre këtë herë në një takim me banorët e njësisë nr 2 në Tiranë.Në fjalën e tij në këtë takim Veliaj ka bërë  publike disa nga punët që do të bëjë, pasi të ketë marrë për të dytën herë mandatin e kryebashkiakut.?Disa nga punët që do të bëjmë. Do të bëjmë disa shkolla të reja. Ismail Qemali të bëhet me 1 turn se është me 2 turne. Do vazhdojmë me këndet e lojërave. Më kujtohet atëherë kur filluam punën tek 7 xhuxhat. Betoni, betoni, betoni, sot e kemi bërë një park për të gjithë fëmijët, pa pagesë. Kush bën si gangsterr nuk ka të drejtë, të drejtë e ka ai që e ka me letra. Pres që ketë verë të nisim punën në Piramidë, ta kthejmë në një shkollë softëeresh. Ta sjellim Vjenën dhe Amsterdamin këtu.?Ndër të tjera në fjalën e tij kryebashkiaku Veliaj u shpreh se opozita nuk ka asnjë mundësi që të fitojë në Tiranë dhe në Shqipëri, ndaj përpiqet që të pengojë zhvillimin dhe të kërkojë pushtetin në rrugë të tjera.?Ju e dini që ne kemi dy vjet që në Tiranë jemi mbi 70% dhe ata kanë 0 shanse që të fitojnë në Tiranë, jo një dy parti, por të gjithë partitë e pemthymve të bëhen bashkë, ata s?kanë asnjë shans të fitojnë në Tiranë?.
Recommended