Report TV -1 Qershori Veliaj Duhet të mendojmë më shumë për fëmijët se për partitë
  • 5 years ago
Teksa ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara për 1 qershorin. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një urim për ta teksa ka përcjellë edhe një mesazh për opozitën dhe zgjedhjet e 30 qershorit.

Veliaj tha se nuk mund të shkatërrohen idealet e njerëzve për ato të partive dhe shtoi se nëse themi se i duam fëmijët duhet të mendojmë më shumë për ta se për fëmijët.

"Iku koha ku për ideal të partive shkatërroheshin idealet e njerëzve. Këtë duhet ta bëjmë të gjithë bashkë. Për këtë muaj fushate ne do futemi. Data 30 nuk është që partitë të zgjedhin popullin por që populli të zgjedhë partitë. Nëse themi se i duam fëmijet të mendojmë pak më shumë për ta se për partitë", deklaroi Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh në kryeqytet për rastin e 1 Qershorit. Një mini-fermë e improvizuar përpara Bashkisë së Tiranës, me shpendë, kafshë të ndyshme, dhe lepurushë të vegjël, ka tërhequr vëmendjen e fëmijëve që i janë bashkuar festimeve.Po kaq interesant për më të vegjlit e kryeqytetit, është edhe panairi i mjedisit, i cili jo vetëm i njeh ata me elementët kryesorë të tij, por edhe i mëson fëmijët me informacionin e duhur për ta mbrojtur ambientin që na rrethon.

Një tjetër aktivitet mjaft tërheqës këtë 1 Qershor është panairi i Policisë së Shtetit dhe i Ushtrisë, ku disa mjete ushtarake dhe të forcave të rendit të vendosura në Bulevard kanë kuriozuar jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit.

Në vazhdën e aktiviteteve që Bashkia e Tiranës ka organizuar këtë 1 Qershor, janë edhe ato argëtuese, lojërat për fëmijë, garat me biçikleta, aktivitetet sportive, si dhe muzika e shfaqjet artistikë, të cilat ia kanë shtuar edhe më shumë gjallërinë dhe harenë kryeqytetit.
Recommended