Raportimi etik mbi fëmijët, Hysi për Report Tv: Duhet ndërgjegjësim i institucioneve

  • 5 years ago
Në kryesinë e kuvendit u mblodh gjatë ditës së sotme, tryeza e diskutimit me temë "Fëmijët në Median Audiovizive". Kjo mbledhje u bë në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive dhe Grupit të deputetëve "Miqtë e fëmijëve", nën kujdesin e zv/kryetares së Kuvendit Vasilika Hysi. Temë kryesore në këtë tryezë diskutimi ishte aspekti i mbulimit të mediave audiovizive dhe problematikat që lidhen me fëmijët. Po ashtu, u prezantua edhe studimi i realizuar nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve në partneritet me UNICEF, mbi ?Portretizimin e fëmijëve në media: Raportimi etik mbi fëmijët?.

Ndër cështjet kryesore që u diskutuan ishin dhe rastet e identifikimit të drejtë dhe të padrejtë të fëmijëve në lajm, pra mbrojtja apo jo e tyre. Zv/kryetarja e kuvendit, Vasilika Hysi, u shpreh për Report Tv, se problemi nuk qëndron tek ligji, por tek zbatimi i tij dhe ndërgjegjësimi i institucioneve dhe gazetarëve. ?Nuk është problemi i ligjit, ligji është mirë në lidhje me këtë cështje, parimet standarde janë shumë mirë, problemi është zbatimi i ligjit dhe rritja e sensibilizimit të të gjithë institucioneve por dhe te gazetareve. Unë personalisht mendoj që me brezin e ri të gazetarëve që punojnë në shumë media, dhe me informimin e vazhdueshëm të tyre dhe trajnimin, rritjen e kapaciteteve të tyre për parimet dhe standardet e trajtimit të fëmijëve, programet dhe mënyra se si do të transmetojnë problematikat që kanë familjet dhe fëmijët mund të përmirësohen?-u shpreh Hysi

Recommended