Report TV - Mirdita JO HEC-eve mbi Urakë! Dom Gjergj Meta: S'duhet t'i përçudnojmë natyrën

  • 5 years ago
Banoret e Kurbneshit në Selitë të Mirditës kanë protestuar sot kundër ndërtimit të dy HEC-ve mbi lumin Urakë.

Banorët shprehen se lumi është një dhuratë e natyrës për këtë zonë dhe ky lum e zonat që përshkon duhet të kthehen në atraksione turistike e jot ë mbyllet në turbine.

Banorët i kërkojnë Ministrisë Infrastrukturës të anulojë këtë këto 2 HEC-e pasi në të kundër do të përshkallëzojnë protestat.

Edhe Ipeshkvi i Mirditës Mirditës monsinjor, Gjergj Meta, në një reagim në rrjetet sociale u shpreh në mbështetje të protestës banorëve

"Jo HEC-eve mbi Urakë! Për shkak të meshëve në Bukmirë e Katedralen e Rrëshenit, nuk mund të jem në mbështetje të banorëve të Selitës në protestën e tyre kundër ndërtimit të HEC-eve mbi lumin Urakë. Por shpirtërisht dhe me gjithë zemrën time jam aty me ta. Zoti na ka dhanë natyrën, lumenjtë e detet, nuk mund dhe nuk duhet t'i përçudnojmë. I bëj thirrje shtetit që të mos lejojë të përsëriten gabimet që janë bërë mbi Fan apo në Valbonë a kudo tjetër? shkruan ai.

Recommended