Report TV - Intervista e plotë. koreografi Gjergj Prevazi: Arti dhe kultura s'duhet të 'flenë’!

  • 4 years ago
Dansi është i pranishëm në të gjitha kulturat njerëzore! Fillesat e tij në kulturën perëndimore i ka që në kohët e lashta. Por, si rrallëherë për shkak të pandemisë COVID 19 vështirësitë për të kanë qenë të mëdha. Koreografi Gjergj Prevazi rrëfen se si e ka kaluar këtë periudhë

?Natyrisht që ka qenë një periudhë e paimagjinueshme, edhe me shumë vështirësi, por qenia njerëzore është e përshtatshme. Personalisht i jam dedikuar më shumë leximit të literaturës profesionale edhe letërsisë. Për ne krahasuar me profesione të tjera, relativisht është më e vështirë, kemi të bëjmë me trupin njerëzor. Dansi është një nga aktivitetet shpirtërore, fizike, që kërkon shoqërizimin e njerëzve. Kështu ka lindur. Dansi ka bërë bashkë njerëzit në prehistori e deri në ditët tona?, rrëfen koreografi, i cili shton se ai vet personalisht është përqendruar më shumë në teoritë e koreografisë, duke stimuluar edhe studentët.?Jemi përpjekur që të mos lëmë mënjanë nevojën tonë për të bërë art, por edhe nevojën e shoqërisë që të kultivojë art këtë periudhë. Së pari, duhet të them se në këtë situatë do të doja që të solidarizohesha me të gjithë artistët, se gjithkush nga ne është gjendur në një situatë të paimagjinueshme, që të çon dhe në veprime të pamenduara. Gjithçka bazohet tek improvizimi, dhe gjithçka bëhet mirë e diçka jo, kur je në improvizim?.

Prevazi mendon se shoqëria në këtë periudhë e ka mëse të domosdoshme që të kultivojë art, sikundër është e domosdoshme që mos të shkurtohen fondet në këtë sektor.

Recommended