Report TV - Ylli Manjani : Shqipërisë i duhet kultura gjermane e zbatimit të ligjit

  • 8 years ago
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është takuar me homologun e tij gjerman Heiko Maas dhe sekretarin parlamentar për drejtësinë Christian Lange. Në këtë takim të zhvilluar në Gjermani, Manjani është shprehur se ajo që i duhet Shqipërisë, është kultura gjermane në zbatimin e ligjit.

Shqipëria ka nevojë për mbështetjen e mendësinë gjermane, duke iu referuar faktit se shqiptarët besojnë në makinat dhe produktet gjermane. ?Prandaj duam që reformës në drejtësi t?i vendosim një motor gjerman që të fitohet besimi tek drejtësia?- tha gjatë takimit me homologun gjerman, z. Maas dhe Sekretarin Parlamentar për Drejtësinë, z. Christian Lange, teksa i shprehu mirënjohjen Gjermanisë për kapacitetet e Misionit EURALIUS.

Gjithashtu,Manjani theksoi se ligjet procedurale do të hartohet sipas modelit gjerman dhe se shprehu bindjen se kultura gjermane në zbatimin e ligjit është ajo që i duhet Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Ministri Gjerman i Drejtësisë, z. Heiko Maas siguroi homologun z. Manjani se reforma në drejtësi është e domosdoshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe e vuri theksin te konsensusi mes palëve.

?Reforma në drejtësi e domosdoshme për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Konsensusi në arritjen e reformës është i domosdoshëm për jetëgjatësinë e saj. Gjermania e gatshme të mbështesë Shqipërinë. Së shpejti do të vizitojmë Shqipërinë për të mbështetur reformën. Partitë politike të çelin dialogun politik?, - tha gjatë bashkëbisedimit Ministri Gjerman i Drejtësisë, z. Heiko Maas.

Recommended