Sezoni turistik/ Klosi: Jemi larg zbatimit të ligjit! 24 qershor - 20 korrik

  • 5 years ago
Në mbledhjen e dytë të Task Forcës qendrore të turizmit, pas takimeve të vazhdueshme me komitetet rajonale të turizmit, në përgatitje të sezonit veror 2019, ministri Klosi thotë se situata në terren tregon se jemi ende larg zbatimit të vendimit të qeverisë për ?Stacionet e plazhit?.

Për këtë arsye, si masë të shtuar për një sezon më të mirëmenaxhuar turistik, konform legjislacionit në fuqi, ministri Klosi bëri publik vendimin më të ri të ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

?Kam urdhëruar që të ngrihet grupi i punës në rolin e task forcës me përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për verifikimin dhe inspektimin e veprimtarive në stacionet e plazhit dhe strukturat akomoduese në zonat bregdetare. Veprimtaria e këtij inspektimi do të kryhet nga data 24.06.2019 - 20.07.2019?, tha ministri Klosi.

Sipas tij, ky grup pune do të verifikojë kushtet e lejeve mjedisore në rastin e strukturave akomoduese; do të kërkojë respektimin e zonave ku duhet të ketë roje sigurie, kufizimet e zonave ku lejohet notimi dhe lëvizja e mjeteve të shpejtësisë; Do të kërkojë menaxhim korrekt nëpërmjet hapësirave publike dhe private të stacioneve të plazhit si edhe do të kërkojë me rigorozitet respektimin e zhurmave, përmes një plani të detajuar.

Recommended