TV Ora - Mirditorët kundër HEC-eve mbi Urakë, Gjergj Meta: Zoti na dha natyrën, mos e përçudnoni!
  • 5 years ago
#tvora

Koncensioni për ndërtimin e dy HEC-eve mbi lumin e Urakës në Selitë të Mirditës ka ngritur në protestë banorët e zonës.

Ata kundërshtojnë vendimin e këtyre projekteve që dëmtojnë rëndë natyrën dhe të gjithë ekosistemin e kësaj zone.

Sipas banorëve, vendimet për ndërtimin e HEC-eve janë marrë dhe nënshkruar në mungesë dhe transparencë të plotë me komunitetin vendas, ndaj janë të vendosur në rezistencën e tyre për të penguar zbatimin e këtyre projekteve.

Ish-kryetari i Komunës Selitë, Viktor Gjikolaj, thotë se në këtë zonë janë dhe 5 Monumente Kulture dhe ndërtimi i HEC-eve mbi lumin Urakë dëmton rëndë turizmin, ndërsa shton se çështjen do ta referojnë në gjykatë.

Përgjatë lumit të Urakës janë disa kanione, ndërsa në të ka dhe peshk të llojit troftë.

Komuniteti i kësaj zone ka nënshkruar edhe një peticion, i cili do t'ju dërgohet institucioneve për të ku kërkohet anulimi i këtyre koncesioneve.



Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mirditoret-kunder-hec-eve-mbi-urake-gjergj-meta-zoti-na-dha-natyren-mos-e-percudnoni
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended